Veseli thërret në zyrën e tij krerët e institucioneve të vendit

  • 02 May 2019 - 18:07
Veseli thërret në zyrën e tij krerët e institucioneve të vendit

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politik të Kosovës. Nesër, krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.

375686

Burime brenda Kuvendit thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. I njëjti burim ka treguar se eseli po synon të koordinojë të gjithë akterët institucional për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.

(Kosova Sot Online)