Opozita nis bllokimin e rrugëve, Basha: Beteja është pa kthim. Do përfundojë vetëm me…

  • 02 May 2019 - 18:10
Opozita nis bllokimin e rrugëve, Basha: Beteja është pa kthim. Do përfundojë vetëm me…

 

Basha-Elbasan-nis-protestaOpozita e bashkuar ka nisur në orën 18:00 protestën simbolike të bllokimit të akseve rrugore në të gjithë Shqipërinë. Nga qyteti i Elbasanit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe ish-deputetët e opozitës kanë nisur marshimin për të bllokuar rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Basha ka theksuar se beteja e nisur nuk ka kthim prapa.

Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha në faqen e tij të Facebook.

(Kosova Sot Online)