Detaje të reja: Një nga tre nxënësit e therur në Prishtinë po lufton për jetë

  • 02 May 2019 - 18:42
Detaje të reja: Një nga tre nxënësit e therur në Prishtinë po lufton për jetë

Një nga tre nxënësit e therur sot në Prishtinë është në gjendje kritike.

Në shkollën e Mesme e Bujqësisë “Abdyl Frashëri”, janë therrur tre nxënës. 

Mjeku kujdestar në  Emergjencë, Naser Syla, ka konfirmuar  se njëri nga tre të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

“Njëri prej tyre është në gjendje shumë kritike është në sallë të operacionit dhe është duke luftuar me jetën”, ka thënë Syla. 

Dy të tjerët janë në gjendje stabile.

Tre nxënës kanë marrë lëndime trupore nga thika brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonale të Prishtinës.

“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.

Ndërsa, burime brenda shkollës thanë se therja me thikë ka ndodhur brenda klasës gjatë pushimit të orarit mësimor. 

“Policia është në shkollë. Një nxënës është në gjendje më të rëndë e dy të tjerë kanë pësuar më pak lëndime”, tha ky burim.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)