Këto janë vendet me numrin më të madh të grave në parlament

  • 02 May 2019 - 18:55
Këto janë vendet me numrin më të madh të grave në parlament

Në shumë vende të botës, gratë zakonisht janë pakica sa i përket përfaqësimit të tyre në parlamentet kombëtare. Të rralla janë vendet të cilat gratë i afrohen 50% të numrit të përfaqësuesve. E më të rralla janë rastet kur gratë janë shumicë.

Pas zgjedhjeve të fundit në Spanjë, numri i grave është rritur mjaftë shumë. Tani në legjislaturën e re, në Spanjë 164 janë gra ndërsa 186 janë burra. E në përqindje i bie që gratë të kenë 46.8% të ulëseve, raporton Euro News.

Por gjithsesi, Finlanda mbetet vendi Evropian më përqindjen më të lartë të grave, e që është vetëm 0.2% më shumë se Spanja, pra 47% të përfaqësuesve janë gra.

Gjithsesi, asnjë parlament kombëtarë nuk ka arritur që 50% e përfaqësuesve të jenë gra.

Ndërsa më i çuditshëm është fakti që një vend Afrikan ia kalon të gjitha parlamenteve.

Ruanda, është shteti i cili e mban primatin e përfaqësimit të grave. Në Ruandë, 61.3% e deputetëve janë gra, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe. Në vend të dytë qëndron Kuba, parlamenti i së cilës i ka 53.2% gra. Ndërsa në të tretin, Bolivia, me 53.1% gra.

(Kosova Sot Online)