Mustafa tregon kushtin e LDK’së për ta votuar marrëveshjen për dialogun

  • 02 maj 2019 - 20:22
Mustafa tregon kushtin e LDK’së për ta votuar marrëveshjen për dialogun

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje për dialogun Kosovë-Serbi, nëse nuk është edhe e opozitës.

Ai në emisionin “Rubikon” ka thënë se LDK mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj karshi bisedimeve me Serbinë.

Mustafa deklaroi se partia që ai e drejton nuk do ta votojë asnjë marrëveshje për dialogun, pa pasur një marrëveshje paraprake.

Sipas tij, Samiti i Berlinit bëri që presidenti të fillojë ta korrigjojë idenë e tij për ndryshimin e kufijve.

(Kosova Sot Online)