Mustafa: Thaçi po e korrigjon veten, Berlini i dha shqelm idesë për ndryshimin e kufijve

  • 02 May 2019 - 20:34
Mustafa: Thaçi po e korrigjon veten, Berlini i dha shqelm idesë për ndryshimin e kufijve

 

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi ka filluar ta korrigjojë vetën lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve.

Mustafa ka thënë se sheh se qëndrimi i Kosovës kundër idesë së korrigjimit të kufijve është i qartë, përveç atij të presidentit deri më tani.

“Tani me sa po shoh në deklarata po korrigjohet edhe Presidenti”, ka thënë Mustafa në Rubikon.

Lideri opozitar beson që na Samitin e Berlinit është goditur fort ideja e Thacit, edhe pse nuk e di nëse kjo temë është mbyllur përfundimisht.

“Mendoj që i është dhënë një shqelm i fuqishëm kësaj ideje, nuk jam i sigurt se sa është mbyll ose jo, por jam i sigurt që LDK mos ta përkrah asnjëherë”, përfundoi Mustafa.

(Kosova Sot Online)