Mijëra persona marshojnë në Auschvitz në kujtim të ditës së Holokaustit

  • 02 May 2019 - 20:44
Mijëra persona marshojnë në Auschvitz në kujtim të ditës së Holokaustit

 

Mijëra persona morën pjesë në marshin përkujtimorë të viktimave të holokaustit, që u mbajt në Auschvitz të Polonisë.

Ngjarja, e cila është traditë 31 vjeçare, është një ecje prej tre kilometrash, nga Auschvitzi deri në qytetin Birkenau, e bëhet për t’i nderuar viktimat e Holokaustit, raporton Euro News.

Më shumë se një milionë njerëz janë vrarë në kampin nazist të përqendrimit, Auschvitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndër persona që morën pjesë, ishte edhe kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila. 2 maji, është zyrtarisht ditë pushimi në Izrael.

Në një letër të hapur për të gjithë pjesëmarrësit, Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, tha se është e rëndësishme që të investohet në “edukimin, përkujtimin dhe historinë, në mënyrë që të mbahet premtimi se kjo “nuk do të ndodhë kurrë më”.

“Të mbijetuarit e Holokaustit tashmë janë në numër shumë të vogël. Ka mbetur gjallë vetëm gjenerata e fundit, të cilët rrëfejnë historitë e tyre të tmerrshme”.

Përkujtojmë se shqiptarët, ishin i vetmi popull në Evropën naziste, që refuzuan t’i dorëzojnë çifutët në duart e nazistëve, dhe i mbajtën ata të mbrojtur nga vdekja.

(Kosova Sot Online)