Tre shqiptarë arrestohen me 155 kg drogë e mijëra euro

  • 02 May 2019 - 21:14
Tre shqiptarë arrestohen me 155 kg drogë e mijëra euro

Një sasi prej 155 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar këtë të enjte. Pas aksionit, në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë.

Sipas mediave greke, kjo sasi e madhe e drogës u zbulua nga policia gjatë një kërkimi të bërë në një banesë në rrugën Sp.Trikoupi në Athinë. Të tre të arrestuarit u dërguan në Prokurori. 

Gjatë operacionit, Policia gjithashtu kapi 11.200 euro, një peshore elektronike dhe 6 telefona celularë.

(Kosova Sot Online)