Diplomati i njohur: Në Berlin u varros skenari serbo-rus i ndryshimit të kufijve

  • 02 May 2019 - 22:29
Diplomati i njohur: Në Berlin u varros skenari serbo-rus i ndryshimit të kufijve

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, diplomati i njohur Agim Nesho, i ftuar në emisionin “360 Gradë, është shprehur se, takimi i kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Hashim Thaçi me kancelaren gjermane, Angela Merkel varrosi skenarin serbo-rus për kufijtë. 

“Skenari serbo-rus i ndryshimit të kufijve u varros. Projekti për këta dy shqiptarë (Rama dhe Thaçi) ishte për zgjatje të pushtetit të tyre për arsye se do të kishte një ndarje gjeopolitike të re në Ballkan. Futja e rusisë do të çonte në diskutimin në tavolinë të gjithë projektit të ri ballkanik. Këtë ndau Merkel”, është shprehur Nesho gjatë emisionit.

(Kosova Sot Online)