Paralajmërimi i rëndë: Thaçi e Rama kërkojnë destabilizim, ja pse

  • 02 May 2019 - 22:37
Paralajmërimi i rëndë: Thaçi e Rama kërkojnë destabilizim, ja pse

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” deklaroi se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama kërkojnë destabilizimin e kufijve, njësoj si opozita në vend, destabilizimin e Shqipërisë.

"Merkel i tha atij që unë dua Reformën në drejtësi, sepse tani e ke të gjithë parlamentin. Kjo tregon që ky është justifikuar duke thënë se unë nuk kam numrin në parlament. Numrin në parlament ia bënë dhe tani pritet SPAK-u. Nuk ka histori këtu robotët e Saliut për revolucion. Ndërkombëtarët po kërkojnë Reformën, ndërsa merkeli preku problemin e kufijve. Cili është problemi i kufijve? Pse u ngatërrua kryeministri shqiptar dhe presidenti i Kosovës?". 

"Ishte një nonsens ndërrimi i kufijve, ishte një gjë jologjike, e trashë.  Ishte me nëntekst destabilizues të paktën në Kosovë. Nga këto kuptohet që edhe Rama edhe Thaçi kërkojnë destabilizimin, njësoj si opozita që po kërkojnë destabilizimin, por pyetja që bëhet është a e bën. Pse e duan destabilizimin? Të shpëtojnë gjendjen e tyre", u shpreh Ngjela.

(Kosova Sot Online)