Ja kush është i riu shqiptar që vrau veten pas konfliktit me njerëzit e gruas

  • 02 May 2019 - 23:00
Ja kush është i riu shqiptar që vrau veten pas konfliktit me njerëzit e gruas

Një 30 vjeçar qëlloi veten me një plumb në gojë sot në fshatin Plan i Bardhë në Klos, pasi u rrethua nga Policia.

Ari Hoxha po shkonte i armatosur drejt njerëzve të gruas, pas një konflikti që kishte me ta.

Por ajo që të bën përshtypje është fakti se Hoxha ishte një person që edhe më herët kishte promovuar publikisht foto me armë zjarri.

Siç është edhe kjo e shkëputur nga profili i tij në facebook ku shfaqet me një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar aparatit fotografik. 

Sipas të dhënave të policisë shtetasi Ari Hoxha është gjetur i vetëvrarë 300 metra larg banesës së tij.

Ndërkohë që po punohet ende për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Image

(Kosova Sot Online)