Murtezaj: S’pres kornizë të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Paris

  • 02 May 2019 - 23:03
Murtezaj: S’pres kornizë të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Paris

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se aktualisht ka një fazë të negocimit për negocimin dhe se në Paris nuk pritet ndonjë kornizë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk pres kornizë të marrëveshjes në Paris. Jemi në fazën kur po negociohet për negocimin”, është shprehur ai.

“Këtu nuk po zëvendësohet Brukseli, por po i jepet një fuqi, derisa të kryhen zgjedhjet dhe vijnë njerëzit e tjerë”, ka thënë Murtezaj. 

“Por vetë fakti që dy njerëzit më të fuqishëm të Evropës kanë filluar të merren me çështjen, kjo është shumë e rëndësishme”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)