Ndodhë edhe kjo: Lirohet nga burgu Vesel Veseli, polici i akuzuar për përdhunimin e të miturës

  • 02 May 2019 - 23:08
Ndodhë edhe kjo: Lirohet nga burgu Vesel Veseli, polici i akuzuar për përdhunimin e të miturës

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vesel Veseli, i akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur nga Drenasi, është liruar sot nga paraburgimi. Po ashtu, vendim i njëjtë është marrë edhe për një mësues, po ashtu i akuzuar për përdhunimin e së njëjtës vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Beka ka thënë se prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës, në arrest shtëpiak. 

“Ky vendim është marrë duke u bazuar në provat që janë ofruar. Pra, atyre i është ndryshuar masa e burgimit”, ka thënë ai.

Rasti i abuzimit të së miturës, 16-vjeçare, kishte ngjallur reagime të mëdha në shoqëri, dhe një numër protestash në vend.

Vesel Veseli, polic hetues, ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzënë, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

(Kosova Sot Online)