Pas Vesel Veselit, lirohet edhe arsimtari i dyshuar për abuzimin e 16-vjeçares

  • 02 May 2019 - 23:56
Pas Vesel Veselit, lirohet edhe arsimtari i dyshuar për abuzimin e 16-vjeçares

Pas konfirmimit të lajmit se është liruar nga paraburgimi Vesel Veseli, ish-polici hetues që dyshohet për abuzimin seksual të një 16-vjeçareje nga Drenas, është konfirmuar edhe lirimi i arsimtarit Shkëlzen Xhekaj, po ashtu i dyshuar për keqpërdorim seksual.

Profesori i dyshuar për keqpërdorimin seksual të 16-vjeçares, Shkëlzen Xhekaj, është liruar nga paraburgimi për t’iu caktuar masa e arrestit shtëpiak. 

Lajmin për vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për Xhekajn e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

(Kosova Sot Online)