Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Shpend Ahmetit

  • 03 May 2019 - 07:42
Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Shpend Ahmetit

Duke u nisur nga fakti që Shpend Ahmeti tani po mbanë dy pozita, atë të kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe pozitën tjetër në ekipin për bisedime me Serbinë, nga analistët politikë po kërkohet me ngulëm që dy subjektet politike opozitare në asamblenë komunale, LDK dhe VV ta iniciojnë procedurën ligjore e kushtetuese për shkarkimin e Ahmetit nga kreu i Komunës, pasi sipas tyre, nën udhëheqjen e Ahmeti Prishtina ka degraduar.

E të njëjtën gjë e thotë edhe për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Ragip Guraziu.

“Tani më nuk mbeti asgjë tjetër,veq se dy subjektet politike të opozitës më të mëdha duhet të marrin iniciativën ligjore, pra nga ana e LDK-së dhe Vetëvendosje-s, për shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës. Për këtë veprim janë njëmijë e njëqind arsye. Si dështak që po tregohet, Shpendi dështoi që të realizojë pothuajse të gjitha premtimet e tij elektorale. Arsyeja tjetër është se ai e ka degraduar kryqyteti nën udhëheqjen e tij duke e lënë tërësisht pas dore Prishtinën dhe duke shkuar në prehrin e Hashim Thaçit, duke u bërë pjesë e ekipit negociator të Kosovës”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Arsye tjetër pse duhet shkarkuar Shpend Ahmeti, sipas Guraziut, është edhe lidhja e tij me Devollët për çështje pazaresh personale.

“Shpend Ahmeti është pazarxhi i Blerim e Shkëlqim Devollit. Prandaj nuk ka asnjë dyshim të vetëm që mund të na bënë të mos besojmë dhe të mos bindemi se Shpend Ahmeti është vetë pazarxhi i Blerim e Shkëlqim Devollit dhe ai fare tani nuk po jua var veshin as akuzave të ish-subjektit të tyre, VV-së. Me sa duket pazaret e Shpend Ahmetit, normal me klikën e tij, po realizohen me votat për pushtetin aktual, duke iu votuar kështu çfarëdo që ka nevojë pushteti në nivelin qendror, përfshirë edhe buxhetin dhe dialogun. Kjo qasje duket se ka ndikuar tek ish-subjekti i tyre politik me një xhelozi, pasi tek ata po cilësohet si tradhti. Por, sidoqoftë kjo po shihet ashiqare se si u bënë bashkë Shpend Jahti me dy Dardanët dhe klikën e tyre dhe asgjë nuk janë më shumë e as më pak se pazarxhinj që shesin votat për interesa të tyre personale dhe nëntokës kriminale që e përfaqësojnë ata në Prishtinë e më gjerë”, u shpreh Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër Guraziu thotë së krerët e Prishtinës tani më nuk janë gjë tjetër veçse vegla të Devollëve dhe Hashim Thaçit, prandaj është koha e largimit të tyre nga qeveria komunale.

“Shpend Jahti, dhe klika e tij nuk janë asgjë me shumë se “skllevërit e vegjël të Devollëve ,siç po i quan VV-ja Dardanët. Për Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun me klikën e tyre i vetmi qëllim është të palojnë sa më shpejtë dhjetëra miliona urgjentisht, tani edhe duke marrë pazare edhe me nivelin qendror të qeverisjes, e nuk lodhën fare që nuk punojnë hiç për interesa të qytetit e qytetarëve, por vetëm për interesat e tyre dhe të mafio-oligarkëve, të cilët pandalshëm ua lagin fytin dhe ua rrisin kontot dhe trashin xhepat. Dhe kjo do ishte arsyeja që LDK dhe Vetëvendosje nuk ju mbetet gjë tjetër veq se si dy subjektet politike të opozitës më të mëdha të marrin iniciativën për shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës”, përfundoi analisti, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)