Protestë në shenjë solidarizimi me mësuesen Vlora Paci

  • 03 May 2019 - 07:55
Protestë në shenjë solidarizimi me mësuesen Vlora Paci

Mësimdhënësit dhe stafi i shkollës “7 Marsi” në Prishtinë protestojnë para shkollës në shenjë solidarizimi për mësuesen Vlora Paci, e cila pësoi lëndime nga një prind i po kësaj shkolle.

“Mirëpresim të gjithë mësimdhënësit, prindërit, kolegët e shkollave tjera, shoqërinë civile dhe përkrahjen e mediave për t’u solidarizuar me kolegen tonë”, thuhet në njoftimProtesta mbahet nga ora 12:30.            Mësuesja 49 vjeçare e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë, është therur me thikë nga një nënë më 30 prill.Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar, B. D., femër, 38 vjeç, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Mësuesja e shkollës “7 marsi” në Prishtinë, është therur me thikë nga një nënë, javën e kaluar

Policia ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Mësuesja Paci ka marrë plagë nga arma e ftohët(thikë) dhe e njëjta menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar, B. D, femër, 38 vjeç, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

(Kosova Sot Online)