Përurohet Dhoma e dëshmive të IPK-së, donacion nga OSBE

  • 03 May 2019 - 07:59
Përurohet Dhoma e dëshmive të IPK-së, donacion nga OSBE

Sot në ndërtesën e IPK-së në Hajvali, Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përurimit të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” donacion nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si nga Ministria Punëve të Brendshme dhe agjencive e saj ashtu edhe përfaqësues të OSBE-së, ICITAP-it amerikan etj.

Pas përfundimit të ceremonisë Inspektorati Policor i Kosovës ka organizuar një koktej rasti për gjithë pjesëmarrësit.

(Kosova Sot Online)