Makinën plot me drogë, kapet pas ndjekjes i riu. Në banesë i gjenden edhe…

  • 03 May 2019 - 08:40
Makinën plot me drogë, kapet pas ndjekjes i riu. Në banesë i gjenden edhe…

Perfundon ne pranga nje i ri ne Korce, pasi ne makine iu zbulua nje sasi prej 46 kg droge. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Image

Arrestimi i tij u be ne kuader te operacionit te koduar “Ndjekja”, gjate te cilit u sekuestruan 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 20 000 Euro.

Njoftimi

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Ndjekja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)