Shpërthen Haziri: LDK-ja kurrsesi në koalicion me PDK-në!

  • 03 May 2019 - 09:50
Shpërthen Haziri: LDK-ja kurrsesi në koalicion me PDK-në!

Derisa në opinion publik diskutohet e debatohet edhe për një koalicion të ri, të tretin të radhës mes PDK-s dhe LDK-s, analisti politik Nexhat Haziri e përjashton një mundësi të tillë, ngase beson që përvoja e deritanishme e LDK-së me PDK-në ka qenë e hidhur dhe i ka dhënë mësim të mjaftueshëm që gabimet mos të përsëriten.

“Nuk mendoj se LDK-ja tashmë pas një përvoje jo të mirë në koalicionet me PDK-në, dhe atë dy herë, sërish ti futet një aventurë e cila do ta dërgonte këtë parti përfundimisht në periferi të skenës politike kosovare, apo diçka që do ti takonte të së kaluarës, pra në histori.

E them këtë për faktin se LDK-ja, dy herë sa ishte në koalicion me PDK-në, nuk është se ka shënuar ngritje të rajtingut të sajë politik e elektoral, por çdo herë ka dal më e dobët duke e humbur besimin edhe te elektorati i saj besnik. Edhe pse nuk përjashtoj se ka zëra edhe tani në mesin e LDK-së për koalicion me PDK-në, dhe këta zëra vijnë nga ata deputetë dhe zyrtar që vijnë nga strukturat e vjetra të partisë, që në një formë apo tjetrën kanë biznese të përbashkëta apo të ndihmuara nga eksponentë të caktuar, njerëz të fuqishëm të PDK-së që janë të afërt dhe lojal ndaj presidenti Thaçi që njëherit ky është edhe bashkë kryetar i PDK-së përkundër që këtë parti e udhëheq Kadri Veseli”, tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Ndryshe sipas Hazirit, sa i përket rrolit opozitar të LDK-së karshi veprimeve të presidentit Thaçi, por edhe të koalicionit qeverisës PAN, është tejet inert që tregon se kjo parti akoma nuk po mund të ndërtoj një strategji të qartë opozitare aktive për ti kundërshtuar politikat e gabuara dhe keqqeverisjen e vendit, gjë që po ndikon në një lloj komoditeti edhe për presidentin Thaçi në idetë e tij politike të dëmshme për vendin , por edhe një komoditet për qeverinë Haradinaj, e cila sa do që po qëndron në këmbë të qelqta, nuk po i bënë fare përshtypje një opozitë e ç’orientuar dhe pa koncept.

“Një keq qeverisje dhe një president që më çdo veprim të tij është duke e dëmtuar vendin, qoftë në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mjaftojnë vetëm të lëshosh ndonjë deklaratë për shtyp apo me statuse në facebook, por kjo kërkon një opozitarizëm aktiv dhe kundërshtues më të gjitha mjetet që lejon demokracia, duke mos përjashtuar edhe protestat si formë e kundërshtimit demokratik”, tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Ndryshe sipas tij, ndoshta në këtë kohë, një ndër faktorët që po e mbanë LDK-në në atë pozicion inert, është se kjo parti më shumë po merret me vetveten në procesin e saj të mbrëmshëm zgjedhor, por nuk është edhe I pa rëndësishëm edhe faktori tjetër që u përmendëm më lart, siç është ai për interesat e përbashkëta që kanë disa nga eksponentë të LDK-së me PDK-në, por edhe me partnerët tjerë të koalicionit PAN, që janë interesa biznesi.

(Kosova Sot Online)