Sulmohet fizikisht një polic në veri të Mitrovicës

  • 03 May 2019 - 10:22
Sulmohet fizikisht një polic në veri të Mitrovicës

Një zyrtar policor i Kosovës është sulmuar fizikisht nga një shtetas kosovar i komunitetit serb në veri të Mitrovicës.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, i dyshuari për sulmin ndaj policit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Stacionin e Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare duke i sulmuar fizikisht. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

(Kosova Sot)