Prizren: Burri njofton në polici se gruaja i ka ikur në drejtim të panjohur

  • 03 May 2019 - 10:26
Prizren: Burri njofton në polici se gruaja i ka ikur në drejtim të panjohur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se në Prizren një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia

Në polici ai ka njoftuar se gruaja është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është njoftuar në polici rreth orës 14:30 minuta.

“Ankuesi mashkull K/Rom ka raportuar se bashkëshortja e tij femër K/Rome është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim

(Kosova Sot)