FNG: Gjatë vitit 2018, 95 gazetarë e humbën jetën në detyrë

  • 03 May 2019 - 12:47
FNG: Gjatë vitit 2018, 95 gazetarë e humbën jetën në detyrë

Së paku 95 gazetarë pësuan duke e kryer punën e tyre gjatë vitit 2018, kumtoi Federata ndërkombëtare e gazetarëve (FNG), me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve – 3 Majit.

Numri më i madh i gazetarëve të vdekur është vërejtur në vitin 2006, kur pësuan 155 pjesëtarë të fuqisë së shtatë.

Vëmendjen e opinionit botëror vitin e kauar e tërhoqi vrasja e gazetarit dhe kolumnistit saudit të gazetës “Uashington Post”, Xhamal Kashogi.

Ai u vra më 2 tetor të vitit të kaluar në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, që shkaktoi krizë diplomatike në raportet mes Ankarasë dhe Riadit.

Gazetarja Lajra Meki u vra muajin e kaluar derisa raportonte për protestat në Irlandën e Veriut. Formacioni paraushtarak në atë vend e mori përgjegjësinë për vdekjen e saj.

Afganistani vitin e kaluar ishte lokacioni më i rrezikshëm për gazetarët – jetën e humbën 16 reporterë.

Në njërin nga sulmet në kryeqytetin Kabul, jetën e humbën nëntë gazetarë, të cilët erdhën në vendin e ngjarjes për të raportuar për sulmin me bombë. Shkurt pas arritjes së tyre, një sulmues vetëvrasës me bombë, i maskuar si gazetar, aktivizoi bombë të re.

Në SHBA, pesë gazetarë u vranë në sulmin ndaj “kapital gazeta” në Merilend.

FNG konsideron se jotoleranca për raportimet, populizmi, krimi dhe korrupsioni janë faktorë të cilët kontribuojnë për atmosferën në të cilën ndodhë që shumë gazetarë të jenë vrarë gjatë raportimit në qytetet e veta se sa në zonat ushtarake.

Komiteti amerikan për mbrojtje të gazetarëve kumtoi informata për gazetarë të arrestuar, ndërsa në vend të parë është Turqia me 68 gazetarë të arrestuar në vitin 2018.

Në Kinë, në burg ndodhen 47 gazetarë, në Egjipt 25, në Arabi Saudite dhe Eritre nga 16.

Me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve këtë vit, Kombet e Bashkuara dëshirojnë të dërgojnë porosi për rëndësinë e lirisë së mediumeve për demorkacinë, posaçërisht gjatë zgjedhjeve.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh porositi se asnjë demokraci nuk është e plotë pa qasje drejt informatave të besueshme dhe transparente.

Kortni Rash nga Komiteti për mbrojtje të gazetarëve theksoi se retorika kundër gazetarëve është bërë epidemike në shumë vende, posaçërisht në Filipine dhe SHBA.

Ajo beson se interneti dhe rrjetet sociale krijuan probleme të mëdha me të cilat duhet të përballen gazetarët.

“Reporterë pa kufij” në raportin për lirinë e mediumeve, e përshkroi situatën me të cilën përballen gazetarët në SHBA si “problematike”.

“Gazetarët amerikanë asnjëherë nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj aq shumë kërcënimeve me vdekje, e as ndërkaq, aq shpesh kanë kërkuar shërbime të kompanive private për sigurim”, ceket në raport.

(Kosova Sot Online)