I dashuri i jep fund lidhjes, vajza vetëhelmohet, ndërron jetë brenda një taksie

  • 03 May 2019 - 14:39
I dashuri i jep fund lidhjes, vajza vetëhelmohet, ndërron jetë brenda një taksie

Si një Zhuljetë e kohëve moderne, një vajzë nga Tirana ka vendosur të vëtëflijohet për dashurinë e pamundur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, tre ditë më parë siç mëson “BalkanWeb” por policia e ka mbajtur të fshehur.

Alma Gj. e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi është përballur me refuzimin e të dashurit.

Ajo ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke mos i dhënë më asnjë shpresë.

Në kushtet e dëshpërimit, Alma Gj. është vetëhelmuar.

Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qeqit për tu drejtuar në shtëpinë së saj, aty ku nuk mundi të mbërrinte e gjallë.

E reja ka ndërruar jetë brenda në taksi.

(Kosova Sot)