Kosovari arrestohet në Budvë, kishte shkuar për të vrarë një kriminel

  • 03 May 2019 - 14:58
Kosovari arrestohet në Budvë, kishte shkuar për të vrarë një kriminel

Bajram Pista (30) nga Kosova është arrestuar para katër ditësh në Budvë të Malit të Zi, ndërsa supozohet se në atë qytet kishte shkuar për të vrarë një anëtar të njërit nga dy klanet e atjeshme në luftë njëri me tjetrin

Sipas gazetës “Vijest”, në Drejtorinë e policisë kanë thënë se e dinë se kush ka qenë cak i tij, përkatësisht se likuidimin e kujt e kanë penguar.

“Vijesti”-it i është thënë jozyrtarisht edhe se inspektorët po e hetojnë se mbështetjen e kujt e ka pasur Pista në Budvë, sepse besohet se disa pernsina kanë qenë në kontakt me të dhe i kanë ofruar logjistikë.

Policia ka bastisur edhe banesën në të cilën ka banuar rahivecasi dhe thonë të kenë gjetur armë, municion, heroinë dhe një telefon të kriptuar.

Pista i kadekjlaruar policisë malaziase se ka ardhur në Mal të Zi për të blerë armë e për t’i shitur më shtrenjtë në Kosovë.

Policia ka thënë se meqë revoja e tij “Glock 17” ishte e mbushur dhe e kishte të vënë shurdhuesin, kanë supozuar se ai po bëhej gati të vriste dikë.

“Me siguri është fjala për një vrasës të paguar”, kanë thënë për Pistën, të cilit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.

(Kosova Sot Online )