Andi Bejtja: Baton Haxhiu sot e mori përgjigjen se e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve

  • 03 May 2019 - 15:52
Andi Bejtja: Baton Haxhiu sot e mori përgjigjen se e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve

Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas Saimitit të Berlinit, ku Gjermania dhe Franca ‘varrosën’, planin e ndarjes së Kosovës, duke i falë tokë Serbisë.

Gazetari Andi Bejtja shkruan se Baton Haxhiu si iniciuesi dhe mbështetësi i kësaj ideje e mori përgjigjen e saj edhe pse me pak vonesë.

‘Ne emisionin ‘Opinion’, këtë fillim Shkurti, gjatë një debati me Baton Haxhiun i bëra vetëm një pyetje që atij nuk iu duk pyetje prej gazetari, një pyetje shumë të thjeshtë: e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve. Batoni nuk dinte t’i përgjigjej, me tha shko gjeje ti.

Sot, ja dha përgjigjen vetë Vuçiç.

Ja çfarë ka deklaruar: ‘Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20 apo 30 vitet e ardhshme’, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se i vjen keq që dështoi plani i tij për të vendosur një pajtim përfundimtar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shkruan B92.

Me fal Baton që ta vonova pak përgjigjen që nuk e jepje dot vetë!

(Kosova Sot Online)