Isa Mustafa: Kryeministri i takon LDK-së pa marrë parasysh koalicionet

  • 03 May 2019 - 16:48
Isa Mustafa: Kryeministri i takon LDK-së pa marrë parasysh koalicionet

Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur rreth zgjedhjeve të brendshme në LDK, koalicionin e mundshëm me LVV, taksën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kishim takim të përbashkët të kryetarëve të degëve të LDK-së dhe degëve të forumit të gruas së LDK-së dhe tëmë qëndrore kishim procesin e zgjedhjeve brenda LDK-së dhe fillimin e zgjedhjeve të degëve të cilat ne i kemi paralajmruar për raundin e dytë në 16 degë në mënyrë që të përbyllim procesin e zgjedhjeve brenda LDK-së në gjithsejt 38 degë.

Procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyre normale, kemi përfaqëesim të mirë të strukturave dhe të të gjitha gjeneratave. Kemi vlerësuar se duhet të bëjmë përpjekje për shtimin e përfaqësimit të gruas dhe të rinjve në LDK” ka thënë Mustafa

“Gjatë dy javëve të ardhshme do të mbajmë dy takime të rëndësishme, do ta kemi Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së më 11 maj dhe Kuvendin Punues me datën 18 maj ku do të raportojmë për punën e LDK-së gjatë këtyre 4 viteve”.

I pyetur rreth dialogut me Serbinë, Isa Mustafa është deklaruar se janë kundër cenimit të territorit të Kosovës ne çfarëdo varianti.

“Dialogu me Serbinë  duhet të bëhet duke mos prekur çështjen e kufijve, sepse hapja e këtyre çështjeve do të thotë hapje e shtetësisë së Kosovës. Samiti i Berlinit i ka dhënë kahjen e duhur kësaj ideje se kjo temë është e rrezikshme sepse do të jetë problem i madh në Ballkan nëse do të ketë shkëmbime apo çfarë do cenimi të territorit. Ne shohim si zgjidhje të rrezikshme ndryshimin e kufijve sepse me deklaratën e pavarësisë kufijtë janë ata që janë përcaktuar me marrëveshjen e Vienës e cila është baze, planin e ahtisaarit dhe këta kufij janë të 31 dhjetorit 1988 që i ka pasur Krahina Socialiste Autonome e Kosovës. Kufijt etnikë janë të rrezikshëm në kosovë dhe ballkanin perëndimorë dhe nuk do ti përkrahim si LDK në asnjë variant. Shtetin tonë e duam me këta kufij që e kemi shpallur pavarësinë” është shprehur kryetari i LDK-së.

I pyetur se a duhet të pëzullohet taksa në mënyrë që ti hapet rrugë dialogut me Serbinë, Mustafa është shprehur se taksa nuk duhet të përdoret si kusht që të fillojë dialogu.

“Sa i përket taksës, zërat po ndryshojnë, ata që kanë kërkuar heqjen tani kanë ndryshuar mendje, ju e keni parë që tani Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i vendit po paraqiten kundër heqjes së taksës. Nuk duhet të pranojmë kushte për dialog me Serbinë, taksa nuk është vënë si kusht për dialog”.

Albin Kurti në disa deklarata publike ka thënë se ka përafrime me Lidhjen Demokratike të Kosovës, cila është e vërteta dhe a pritet të ketë koalicion mes LDK-së dhe VV-së në zgjedhjet e ardhshme?

“Ne këto relacione i kemi për të bërë opozitë, nuk kemi kurrfar bisedime lidhur me atë se si do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme. Për zgjehdjet e ardhshme vendosin organet e LDK-së. Nëes mendojme se duhet të hyjmë me dikë atëherë ulemi dhe bisedojmë. Ne nuk heqim dorë nga posti i kryeministrit të LDK-së pa marrë parasysh me kënd shkojmë bashkë në zgjedhje. Konsiderojmë qe LDK-ja e meriton me qeverisë vendin. Ne i respektojmë të tjerët por jemi partia më e madhe dhe na takon posti i kryeministrit.” ka përfunduar Mustafa. 

(Kosova Sot Online)