Oligarkut Kelmendi i garantohet mbështetje politike për t’u zgjeruar edhe në Shqipëri

  • 03 May 2019 - 17:02
Oligarkut Kelmendi i garantohet mbështetje politike për t’u zgjeruar edhe në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar kompaninë “ELKOS Group” të oligarkut, deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit.

Haradinaj tha se është i gatshëm të mbështes pronarin e Elkosit për hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, sepse sipas tij, është në interes të Kosovës që të zgjerohet kompania e deputetit të LDK-së.

Shefi qeverisë është shprehur i gatshëm që deputetin që një kohë e kishte në partinë e tij, ta mbështes në hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, ku ka pasur disa probleme.

(Kosova Sot Online)