SHBA-ja shënon shkallën më të ulët të papunësisë që nga viti 1969

  • 03 May 2019 - 17:21
SHBA-ja shënon shkallën më të ulët të papunësisë që nga viti 1969

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë në nivelin më të ulët në dyzet vjetët e fundit. Departamenti i Punës njoftoi se shkalla e papunësisë ra nga 3.8 në 3.6 për qind dhe ky është niveli më i ulët që nga dhjetori i vitit 1969.

Sidoqoftë, rënia e shkallës së papunësisë është ndikuar edhe nga numri i madh i njerëzve që kanë dalë në pension në muajin prill. Rreth 490 mijë njerëz kanë dalë nga tregu i punës gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat zyrtare gjithashtu treguan se ekonomia më e madhe në botë shtoi 263 mijë vende pune muajin e kaluar. Përpos kësaj, rrogat e punëtorëve në vitin e fundit u rritën për 3.2 për qind. 

Në shërbimet tregtare u hapën 76 mijë vende të reja pune, në sektorin e ndërtimtarisë u krijuan 33 mijë vende të reja pune, në shëndetësi 27 mijë, në asistencë sociale 26 mijë dhe në sektorin e financave 12 mijë.

Megjithatë, në periudhën e fundit ka pasur pak ndryshime sa i përket punëtorëve me orar të shkurtër. Numri i punëtorëve me orar të shkurtuar mbetet 4.7 milionë, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)