Lojtarët e kësaj skuadre që duan të agjërojnë mund ta bëjnë pa problem

  • 03 May 2019 - 17:37
Lojtarët e kësaj skuadre që duan të agjërojnë mund ta bëjnë pa problem

Ten Hag ka konfirmuar se lojtarët që dëshirojnë të agjërojnë, mund ta bëjnë pa asnjë problem. Madje, sipas tij, Ramazani mund të jetë pozitiv për ata futbollistë që duan të agjërojnë.

Ajax është në garë për tre trofe këtë sezon: trofeun e ligës, kupës së Holandës, por edhe në Champions League.

Pas triumfit 0-1 nw Angli, Ajax ka edhe ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen ndaj Tottenham dhe pikërisht për këtë arsye duhet të jenë të gjithë futbollistët në 100% të formës.

Të dielën, do të jetë ndeshja e finales së Kupës së Holandës, ndaj Willem II dhe mund të jetë trofeu i parë këtë sezon për “shigjetarët”.

Më pas, në “Johan Cruijff Arena” do të presë Tottenham në Champions (pas fitores 1-0 në Londër).

Në datat 12 dhe 15 maj janë dy ndeshjet e fundit të kampionatit, ndaj Utrecht dhe De Graafschap, por, nëse kalojnë Tottenham, kanë edhe finalen e Champions më 1 qershor.

Dhe, të gjitha ndeshjet do të nisin të luhen përpara perëndimit të diellit.

Ramazani nis të dielën dhe tre futbollistë do të agjërojnë te Ajax; Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Labyad.

Por, trajneri Ten Hag tregohet liberal: “Respektoj zgjedhjen e lojtarëve të mi! Ata që duan të agjërojnë, le ta bëjnë pa problem. Nuk do të ndikojë. Madje, do të jenë edhe më të fokusuar dhe do të marrim më të mirën e tyre”.

Ajaxi është e para në Eredivisie për shkak të gol diferencës.

Pas tyre renditet PSV po ashtu me 80 pikë, por Ajax ka 10 gola më shumë dhe nëse fitojnë dy ndeshjet e mbetura, do të shpallen kampion të Holandës.

(Kosova Sot Online)