Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Ministrit kosovar

  • 03 May 2019 - 18:37
Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Ministrit kosovar

Ministri, Valdrin Lluka gjatë ditës së sotme ka raportuar para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës për gjendjen në PTK. Duke folur për kontratën me Z-Mobile, Lluka ka thënë ka habitur të gjithë duke thënë se këtë kontrate ‘nuk guxojmë ta ndërprejmë’. 

“Ne si ministri nuk e kemi autoritet që të shkepusim kontratën në mënyrë të njëanshme, pasi nuk kemi dashur të rrezikojmë të futemi në një arbitrazh të dytë”, ka thënë Lluka.

Image
Bislim Aliu

E lidhur me këtë, analisti politik Bislim Aliu konsideron se një ministër i tillë, si Valdrin Lluka, frikacak dhe mbrojtës i interesave të kompanisë Devolli, që po e shkatërron PTK-në përmes kontratës dhe marrëveshjes që nuk i është përmbajtur, duhet të shkarkohet.

“Pa dyshim, Ministri Valdrin Lluka është shprehur se kontratën me Z- Mobile nuk guxojmë ta ndërpremë. Kjo gjithsesi tregon se është një dëshmi, se shteti është i dorëzuar përballë mafio oligarkëve Devolli. Dhe për këtë, është bërë pjesë e mafio politike bashkë me Devollët në shkatërrimin e PTK-së. Mendoj se është e udhës, të shkarkohet Valdrin Lluka nga posti i tij dhe prokuroria të nis hetimet për këtë kontratë që shkatërroi PTK-në. Edhe qeveria duhet të jetë më e zëshme dhe të reagoi për këtë, përndryshe, derisa nuk vepron, edhe kjo po tregon se është e kapur me Devollët”, deklaroi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Bislim Aliu. 

(Kosova Sot Online)