Lirohet nga burgu vietnamezja e cila akuzohet se vrau vëllain e Kim Jong-Un

  • 03 May 2019 - 22:04
Lirohet nga burgu vietnamezja e cila akuzohet se vrau vëllain e Kim Jong-Un

Një grua vietnameze, e cila ishte burgosur nën akuzën se kishte vrarë gjysmë-vëllain e liderit të Koresë Veriore, në aeroportin e Malajzisë, është liruar nga burgu këtë të premte.

Doan Thi Houng, tha se shpreh falënderim “për të gjithë që janë lutur për mua” në një video e cila u bë publike nga avokati i saj.

“Dua të ju them, ju dua të gjithëve. E falënderoj Zotin tim, Jezusin. Faleminderit shumë” tha ajo.

Lirimi i Houng, me shumë gjasë do ta mbyll çështjen. Autoritetet në Malajzi, kurrë nuk e kanë akuzuar Korenë Veriore për përfshirje në këtë vrasje, dhe e bënë të qartë që nuk duan që kjo çështje të politizohet.

Houng, ishte e dyshuara e fundit nga autoritetet e Malajzisë, pasi që të gjithë të dyshuarit e tjerë ishin liruar.

Gjysmë vëllai i Kim Jong-Unit, ishte helmuar me substanca të cilat ia shkatërrojnë qelizat nervore, por nuk është arritur të zbulohet se si erdhi deri tek ky sulm ndaj tij.

Shumë analistë perëndimorë, dhe njohës së çështjeve të Koresë Veriore, e kanë akuzuar vetë Kim Jong-Unin se e ka vrarë vëllain e tij, për arsye se ai ia rrezikonte pushtetin.

(Kosova Sot Online)