Kapen mbi 1.2 ton kanabis në Stamboll, pranga 7 shqiptarëve. Si ishte fshehur

  • 03 May 2019 - 22:26
Kapen mbi 1.2 ton kanabis në Stamboll, pranga 7 shqiptarëve. Si ishte fshehur

Një sasi 1.2 ton drogë kanabis e modifikuar gjenetikisht nga Shqipëria është sekuestruar nga policia turke në Stamboll.  

Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda. Shtatë persona, të gjithë shqiptarë kanë përfunduar në pranga.

Policia turke që kishte marrë informacione paraprake, ndoqi një makinë që u fut në pikën kufitare Kapikule më 29 prill.

Më pas, kontrollet u zhvendosën në një depo. Pas kësaj, nisën arrestimet. Shqiptarët e arrestuar janë: S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç.

“Haberler” shkruan se droga ishte fshehur në mesin e thasëve të ushqimeve për kafshë, ndërsa shqiptarët u arrestuan në dy operacione të ndara.

Gjatë operacionit për sekuestrimin e kanabisit hibrid, u arrestuan katër shqiptarë.

Lënda narkotike ishte transportuar me kamion për në një depo në Eyüpsultan, ku edhe u gjet sasia e madhe e drogës, vlera e të cilës është 44 milion lira turke.

(Kosova Sot Online)