Krasniqi i quan joserioz Thaçin, Haradinajn dhe Ramën

  • 03 May 2019 - 23:09
Krasniqi i quan joserioz Thaçin, Haradinajn dhe Ramën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka quajtur joserioz Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Presidenti e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një intervistë ka komentuar veprimet e politikanëve shqiptarë që ishin pjesë e Samitit të Berlinit.

“Unë do ta kisha parapëlqyer që gjuha e drejtuesve të shtetit tanë në Berlin të ishte e ashpër në takimet e brendshme dhe jo në konferencat e shtypit”.

“E dyta, ne tani shohim Thaçin si mbrojtës fanatik të taksës dhe të gjitha meritat i merr për veti dhe për Partinë Demokratik. Kinse ata e kanë vendosur taksën dhe pastaj e dëgjon Kryeministrin Haradinaj duke akuzuar Presidentin Thaçi se po bën presion për ta hequr taksën”.

“Sot e lexova në media se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka fyer rëndë Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kjo gjuhë nuk tregon seriozitetin e këtyre njerëzve në këto përgjegjësi që kanë”.

(Kosova Sot)