Katër vrasje për tokë këtë vit

  • 04 May 2019 - 07:50
Katër vrasje për tokë këtë vit

Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë ndodhur katër vrasje për tokë. Rasti i fundit është në Viti, ku mbeti i vrarë 59 vjeçari, Muhamet Ismajli nga fshati Sadovinë e Çerkezëve në Viti. Atij dje iu dha lamtumira e fundit në varrezat e këtij fshati.

Tunë Bezhi 40 vjeçar nga fshati Marmull i Gjakovës u vra në mars për 15 ari tokë.

Po gjatë muajit mars për shkak të trashëgimisë (kontest pronësor) I.G. 64 vjeçar dyshohet se u vra nga vëllai. Vrasja e rëndë ndodhi në fshatin Studenqan të Suharekës.

M.N 49 vjeçar u gjet i vdekur të dielën në fshatin Reka e Allages në Rugovë, për shkak të lëdnimeve që mori nga sëpata prej disa familjarëve të tij. Vrasja ndodhi për shkak të malit.

Ndërsa, për tokë u vra të enjtes Muhamet Ismajli 59 vjeç nga fshati Sadovinë e Çerkezëve në Viti. Atij dje iu dha lamtumira e fundit në varrezat e këtij fshati.

(Kosova Sot)