Kapen 6 shqiptarë në restorant, pronari gjerman befason me përgjigjen. Por ja çfarë rrezikon

  • 04 May 2019 - 09:04
Kapen 6 shqiptarë në restorant, pronari gjerman befason me përgjigjen. Por ja çfarë rrezikon

Gjashtë shqiptarë qe ishin pa leje pune janë kapur nga zyrtarët e doganës, në Goslar, në afërsi të qytetit Braunschweig, ne Gjermani. Ata ishin duke punuar ne restorant ne kohen e kontrollit

Siç kanë bërë të ditur autoritetet përgjegjëse, nje dite mepare, nuk bëhet fjalë për një rastësi por kapja e tyre ndodhi si rezultat i vëzhgimeve dhe dyshimeve të mëparshme

Para disa javësh, autoritete tjera kishin kontrolluar restorantin në fjalë, e ne ate kohe dy prej punetoreve ishin larguar me shpejtesi. Në këtë mënyrë ishin përmbushur kushtet që edhe zyrtarët e doganës të bënin kontrollimin për të verifikuar statusin e punës të punëtorëve të restorantit.

Por kësaj radhe, në saj të një numri më të madh të personelit u bllokuan edhe dyert anësore të lokalit, nuk pati mundësi ikjeje për askënd, përcjell albinfo.ch. Kështu, punëtorët e kapur në befasi, u treguan bashkepunues.

Kundër gjashtë shqiptarëve janë iniciuar hetimet mbi dyshimin për qëndrim ilegal në Gjermani. Lidhur me qëndrimin e tyre do të vendosin autoritetet për të huaj, ku të përmendurit do t`i marrin pasaportat që u është dashur t`i dorëzonin.

Ndërsa pasoja më serioze e kërcënojnë punëdhënësin. Ai ka leje qëndrimi në Gjermani por mund të akuzohet për punësimin ilegal të të huajve dhe për trafikimin e tyre. E gjithë gjoba për të mund të arrijë deri në 500 mijë euro.

Ndërsa ai vetë nuk shihte asnjë problem gjatë kontrollit të bërë në restorantin e tij. Kjo pasi, sipas tij, të gjithë punëtorët janë familjarë, të afërt e të largët të tij, të cilët “vetëm po e ndihmonin” dhe për këtë nuk kishin marrë paga.

(Kosova Sot Online)