Moti gjatë vikendit

  • 04 May 2019 - 09:11
Moti gjatë vikendit

Fundjava me mot të ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu do ta përshkojë Kosovën.Fillim java do të jetë me e ftohtë dhe me shi.

Vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë gjatë ditës së diel mbi rajon, duke favorizuar mot të paqëndrueshëm me vransira dhe reshje shiu ditëve të fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme.

Nga dita e hënë masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të zbresin edhe mbi Kosovë, duke sjellë mot më të ftohtë ditëve të para të javës së ardhshme. Mirëpo, në pjesën e dytë të javës, sipas parashikimeve të fundit, nga Afrika veriore do të shtrihen masa më të ngrohta ajrore që pritet të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

4.05 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

5.05 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.

6.05-7.05 – Më ftohtë. Të hënën kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, e gjatë ditës me mundësi edhe për bubullima. Ditën e martë, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

8.05 – Në mëngjes ftohtë. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavës do të sillen rreth vlerave mesatare, e në fillim të javës do të pësojnë rënie të theksuar nën këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, e në fillim të javës mund të zbresin edhe deri në 2C. Maksimalet gradualisht do të zbresin nga 20C, të shtunën, deri në 12C në fillim të javës së ardhshme.

Image

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

(Kosova Sot Online)