Dallgë të forta në det, mbërijnë me 7 orë vonesë tragetet nga Italia

  • 04 May 2019 - 09:20
Dallgë të forta në det, mbërijnë me 7 orë vonesë tragetet nga Italia

Moti i keq gjatë mbremjes dhhe mëngjesin e sotëm ka bër që të ketë vonesa në nisjen dhe në mbërritjen e trageteve nga Italia në Shqipëri.

Për shkak të dallgëve të shumta në det, trageti i linjës Brindisi-Vlorë do të mbërrijë 3 orë me vonesë.

Trageti duhej që të mbërrinte në orën 07:30, por me shtyrjen do të mbërrijë rreth orës 11:00.

Sakaq, bëhet me dije se anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port. 

(Kosova Sot Online )