Kurorëzohet mbreti i Tajlandës

  • 04 May 2019 - 09:24
Kurorëzohet mbreti i Tajlandës

Maha Vajiralongkorn është kurorëzuar mbreti i Tajlandës.

Mbreti Vajiralongkorn trashëgoi fronin në vitin 2016, kur babai i tij Bhumibol Adulyadej vdiq.

Tajlanda është monarki kushtetuese, por familja mbretërore nderohet shumë nga tajlandezët dhe zotëron fuqi të konsiderueshme.

Tailanda gjithashtu ka ligje të rrepta, të quajtura lese majeste, që ndalojnë kritikat ndaj monarkisë. Ligjet kanë mbrojtur familjen mbretërore nga kritikat e publikut.

Gjatë ceremonisë që u mbajt të shtunën, mbretit 66-vjeçar iu dorëzua Kurora e Madhe e Fitores me peshë 7.3 kg, të cilën e vendosi në kokë.

Më pas mbajti një fjalim ku premtoi se do të mbretëroje me drejtësi, siç bëri edhe babai i tij gjatë kurorëzimit 69 vite më parë.

Kurorëzimi vjen në një kohë pasigurie politike. Zgjedhjet e përgjithshme në vend u mbajtën më 24 mars. Këto ishin zgjedhjet e parë që kur ushtria mori nën kontroll një grusht shteti të vitit 2014. Por ende nuk është shpallur qeveria e ri.

Mbreti Vajiralongkorn është fëmija i dytë dhe djali i parë i mbretëreshës Sirikit dhe ,mbretit Bhumibol Adulyadej.

Ditë më parë në një njoftim të papritur pallati tha se mbreti ishte martuar me partnerin e tij prej shume kohësh, Mbretëreshën Suthida.

Mbretëresha Suthida, gruaja e tij e katërt, është zëvendëskomandantja e njësisë së tij personale të sigurisë.

Ajo u bë gjenerale e plotë në ushtri në dhjetor 2016.

(Kosova Sot Onlin )