Hyri nga dritarja për të vjedhur, kapet mat i riu në një nga dhomat e banesës. Vetëm një javë më parë …

  • 04 May 2019 - 09:46
Hyri nga dritarja për të vjedhur, kapet mat i riu në një nga dhomat e banesës. Vetëm një javë më parë …

Turperohet keq nje djale i ri, qe u kap mat ne nje nga dhomat e baneses qe kishte hyre te grabiste.

Ngjarja ka ndodhur ne Lezhe dhe policia ben me dije se ne pranga ka vene te riun D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte dënuar më parë për vjedhje dhe  para një jave kishte dalë nga burgu.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë) që autori kishte me vete

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje, i cili para një jave kishte dalë nga burgu)

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë).

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .

(Kosova Sot Online)