Shpërthen Krasniqi: Korrier i UDB-së, Baton Haxhiu, u faktorizua nga njerëzit e luftës, ai ua din të kaluarën...

  • 04 May 2019 - 11:15
Shpërthen Krasniqi: Korrier i UDB-së, Baton Haxhiu,  u faktorizua nga njerëzit e luftës, ai ua din të kaluarën...

Pas Samitit të Berlinit, kanë reaguar ashpër analistët politik. Në mesin e tyre ishte edhe gazetari Andi Bejtja, i cili tha se Baton Haxhiu e mori përgjigjen se e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve, ide të cilën e kishte përkrahur zëshëm Batoni, por që thoshte se kinse nuk e di se ide e kujt është. Mirëpo ishte vetë presidenti serb, Vuçiç, ai që ka deklaruar se ideja e tij per korrigjim kufiri ka dështuar dhe se do t'i kushtojë Serbisë. “Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20 apo 30 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se i vjen keq që dështoi plani i tij.

Edhe analistët politik Kosovarë theksojnë se kjo nënkupton që Baton Haxhiu ka qenë në koordinim cdo herë me Vucicin dhe ai po vazhdon akoma bashkëpunimin e tij me serbët, ashtu siq është akuzuar edhe më herët si bashkëpunëtor i Stanishiqit. Sipas analistëve, Baton Haxhiu po e dëshmon me këtë se është një tradhtar i kombit, duke përkrahur idetë serbe.

Analisti politik Faik Krasniqi tha për “Kosova Sot Online” se Gjermania si superfuqia më e madhe e Evropes, gjatë Samitit të Berlinit, varrosi njëherë e përgjithmonë idenë e korigjimit të kufijve dhe duket sikur këtë gjë nuk po kupton Batoni se ishte ide e Rusisë.

“Baton Haxhiu nuk ka aq tru që t'i shkonte në mend korigjimi i kufijve. Kjo ide është e fuqive të medha si Rusia, pa i përjashtuar edhe Francën dhe Austrinë. Ai është veq se një korrier i UDB-së, dhe korrierët duhet të zbatojnë urdhërat e shefave.

Një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe para luftës. Raportet e tij me Jovica Stanishiqin. Madje krenohej për këto raporte. Mua më cuditë një fakt. Si ka mundësi që njerëzit që udhëheqën luftën, një tradhtar e spiun si Baton Haxhiu ta bëjnë njeri shumë të rëndësishëm?!! Faktor në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë e cuditshme.

Si një bashkëpunëtor i Jovica Stanishiqit, ka mundësi që dinë shumë për të kaluarën e tyre!”, theksoi Faik Krasniqi për Kosova Sot Onlne.

(Kosova Sot Onlne)