SHERK: Ministri Matoshi keqinformoi opinionin

  • 04 maj 2019 - 12:41
SHERK: Ministri Matoshi keqinformoi opinionin

Shoqata e Energjisë së Ripërteritshme e Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi se asnjë Hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore si dhe operojnë ilegalisht, duke shprehur shqetësimin dhe indinjaten në lidhje me deklaratën e ministrit Matosh, si dhe ka kërkuar nga ministri i MMPH që publikisht tërheq deklaratën apo ta plotësojë me argumente reale se ku është bazuar.

SHERK duke konsideruar se ministri është i pa informuar, ka demantuar fuqishëm që hidrocentralet janë ilegale.

“Ju përkujtojmë se operatorët ekonomik të gjithë kanë pëlqime mjedisore të lëshuara nga vetë MMPH dhe janë të pajisur me autorizimin final nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sipas legjislacionit në fuqi. Operatorët të cilët kanë përfunduar projektet kanë aplikuar për leje mjedisore ku ka raste që presin rreth 3 vite dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga MMPH. Është detyrë dhe përgjegjësi e ministrit të MMPH që të informohet si dhe të kërkojë përgjegjësi brenda resorit ku e drejton në lidhje me aplikacionet që janë duke pritur me vite për përgjigje. E në rastin e keq Ministri i MMPH nuk ka informatë për pëlqimet dhe lejet e lëshuara nga resori ku e drejton, nuk ka informatë për kërkesat e deponuara në drejtoritë përkatëse të MMPH. Operatorët, anëtarët e SHERK janë të gatshëm që të argumentojnë të kundërtën me dokumente këtë fakt. Kjo komunikatë përveç që është shqetësuese dhe konside rojmë së është bllokuese për ekonominë e vendit dhe investimet e huaja si dhe rrezikon seriozisht investimet e bëra ne Energjinë e Ripërtrishme, ku deri më tani janë investuar rreth 132.9 milionë euro, si dhe te planifikuara për investim 516.10 milionë euro dhe në këtë rast është përgjegjëse kryesore është MMPH për stagnimin e këtyre investimeve. SHERK kërkon nga MMPH që të trajtojë çdo kërkesë sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi veç e veç e jo të referohet në një problem të caktuar të përgjithësoj të gjithë procesin si problem sektorial. Si çdo shtet i cili i funksionon ne ekonomi normale edhe MMPH duhet që të kontaktojë sektorin përkatës për më shumë duke pas parasysh që jemi ndër investitorët më serioz dhe bartës të sektorit strategjik, gjithashtu jemi ndër taksapaguesit më të mëdhenj dhe më të rregullt në Republikën e Kosovës. Institucionet e Kosovës duhet të jenë në shërbim të bizneseve dhe jo anasjellt as”, thuhet në komunikatën që e përcjell ksp.

Sipas kësaj shoqate, është obligim i institucioneve të vendit që t’i trajtojë me prioritet projektet e BRE të cilat janë prioritet i BE-se, IFC, si dhe institucioneve financiare ndërkombëtare që përkundër shumë hezitimeve kanë shprehur gatishmërinë që të diskutojnë financimet e këtyre projekteve.

“Çuditërisht sot kemi deklarata të tilla si kjo operime ilegale, e që ka vite që projektet kanë mbetur pezull, ndera vendet e rajonit i trajtojnë me prioritet dhe thuajse janë në përfundim të projekteve dhe arritjes së caqeve të përcaktuara nga BE. Në të njëjtën kohë Kosova importon Energji mbi 68 milionë në vjet prej tyre Serbisë i paguan mbi 54 milionë euro. Ndërsa te ne përveç që nuk përkrahen investimet në Energjinë e Ripërtërishme tani bëhen edhe keqinformime në dëm të zhvillimit të projekteve të BRE si dhe i bëhet dëm i madh në sigurimin e financimit nga institucionet financiare të vendit dhe ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)