Familja e mohoi se kishte lidhje me ngjarjen e Rinasit, rrjetet sociale tradhëtojnë kosovarin “daja”

  • 04 May 2019 - 15:07
Familja e mohoi se kishte lidhje me ngjarjen e Rinasit, rrjetet sociale tradhëtojnë kosovarin “daja”

Ragip Hajdini një nga 6 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit është lënë në burg nga gjykata. 50-vjeçari nga Kosova i njohur me pseudonimin “Daja” ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e 9 prillit të këtij viti të ndodhur në aeroportin e Rinasit ku u grabitën miliona euro.

Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “daja” nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.

Ragip Hajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë.

E ndërsa ditën e djeshme vëllai i Ragipit u shpreh dje se ai nuk kishte një pseudonim të tillë si “Daja”, por thirrej si Gipa. Ai ka thënë se i vëllai nuk ka lidhje me ngjarjen e Rinasit.

Ai u shpreh:

Policia s’na ka kontrolluar. S’vjen dot të më kontrollojë mua kur jam i pastër. Punoj me djersën e ballit. Ai është viktimë. Është arrestuar se mori pjesë në varrimin e Admirit. Po në varrim isha edhe unë. Kur tjetri të vjen në dasmë, ti i shkon në mort.”

Por nga një vështrim në rrjetin social “Facebook” të tij rezulton ndryshe.

Në komentet e lëna në fotot e postuara nga Hajdini ka persona që e thërrasin atë edhe “Daja” ndër të tjera. “Ragip Daja, bukur”, shkruan një prej miqve të 50-vjeçarit, ashtu siç edhe Alkond Bengasi është shprehur në dëshminë e tij. Nga ana tjetër, familjarët e Hajdinit u shprehën dje për mediat duke e mohuar.

Image
Image