Sindikata e PTK-së i reagon Blerim Devollit: Do ta ndalojmë zhvatjen e miliona eurove ,do vijnë trazira të mëdha…

  • 04 May 2019 - 15:40
 Sindikata e PTK-së i reagon Blerim Devollit: Do ta ndalojmë zhvatjen e miliona eurove ,do vijnë trazira të mëdha…

Në reagimin e sindikatës së PTK-së në lidhjen me shkresën e Z-Mobile, thuhet që tani e tutje për çdo gjë do të keni përgjegjësi dhe më nuk do jemi ata të cilët do të rrim duarkryq, shkruan “Kosova Sot Online”

Punëtorët do të dijnë ta mbrojnë telekomin e Kosovës dhe nuk u frikësohen shantazheve që u vijnë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kështu paralajmëron Sindikata e PTK-së në lidhje me kërcënimet e Blerim Devolli. Sindikata I bën thirrje Prokurorisë që të jenë më të vemëndshëm dhe të marrin veprime për këto ndërhyrje që po i bëjnë institucionet e ndryshme si dhe shtojnë se Telekomi rrezikohet nga Z-Mobile.

Sindikata paralajmëron protesta dhe trazira sociale për të gjitha institucionet të cilat japin veprime të një anshme, përcjell Kosova Sot Online.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të PTK-së:

“ Më tutje ata në këtë reagim u kanë bërë thirrje edhe Prokurorisë të Republikës së Kosovës që të jenë më të vemëndshëm dhe të marrin veprime për këto ndërhyrje që po i bëjnë institucionet e ndryshme.

Lidhur me kërcënimin e Z-Mobile ndaj Telekomit të Kosovës për ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, ju bëjmë me dije edhe pronarëve të Z-Mobile por edhe qeverisë se ata do të jenë përgjegjës për kaosin social që mund të shkaktojë ekzekutimi i këtij vendimi. Ne tashmë nuk do të rrijmë durakryq përballë të drejtës sonë për ta mbrojtur kompaninë. Opinioni publik tashmë e di mirë se kush janë shkaktarët e vërtetë të dëmtimit të Telekomit.

Kjo u vërtetua edhe në seancat ndëgjimore të komisionit hetues të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Sa për ilustrim, shihni deklarimin e kreut të ARKEP-it, z. Kreshnik Gashi, i cili tha se, “Telekomi ka shumë sfida dhe rrezikohet nga operatorët e tjerë virtualë”. Pra, dhe sipas institucionit përgjegjës për rregullimin e tregut të telekomunikimeve elektronike lexohet qartë se Telekomi rrezikohet nga Z-Mobile.

Prandaj, punëtorët e Telekomit të Kosovës nuk do të rrijnë më duarkryq përballë shkaktarëve të dëmtimit të Telekomit të Kosovës. Nëse dikush tenton që 2500 punëtorë të Telekomit t’i le pa punë duke ua vjedhur hapur të hyrat e tyre, si dhe 1100 punëtorë të Postes të cilët varen edhe nga të hyrat e Telekomit, ne i paralajmërojmë fuqishëm se me djersën tonë nuk do ta gëzojnë dot si pasuri të tyre.

I bëjmë thirrje Prokurisë se Republikës së Kosovës, që duke pasur parasysh të gjitha rrethanat korruptive që kanë çuar në një vendim të tillë të Arbitrazhit, të ndërhyjë dhe të suspendojë procedurat e tilla përmbaruse që kanë lidhje me Telekomin. Përndryshe, ne, punëtorët e Telekomit jemi të gatshëm që me të gjitha format ta ndalojmë zhvatjen e miliona eurove tona nga kompania Z-Mobile.

FSP-PTK për herë të fundit kërkon nga te gjitha institucionet qe çdo veprim i një anshëm i kompanisë z-Mobile do të shkaktojë trazira sociale dhe protesta të pa-ndalshme, për pasojat e të cilave do të jenë përgjegjës vet kompania Z-Mobile si dhe institucionet përgjegjëse të shtetit. FSP-PTK”, thuhet në reagimin e sindikalistëve të PTK-së.

(Kosova Sot Online)