I sheh ëndërr numrat e lotarisë, i ndodh e papritura 64-vjeçares

  • 04 May 2019 - 16:11
I sheh ëndërr numrat e lotarisë, i ndodh e papritura 64-vjeçares

Një grua e moshuar, e cila fitoi lotarinë në vlerë prej 101.600 dollarësh, pretendon se i përdori numrat e saj të fatit, të cilët i erdhën në ëndërr.

64-vjeçarja nga Baltimore i ka thënë zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se kishte filluar t’i përdorte kombinimet e numrave 4-8-11-21-27 për të luajtur në lotari rreth 24 vjet më parë, pasi ëndërroi që një burrë i erdhi dhe i dha shifrat me fat.

Ajo bleu një tiketë që mbante këto numra për tërheqjen e datës 2 maj, dhe më vonë bleu edhe një tiketë të dytë identike pasi harroi që tashmë e kishte njërën.

Çdo kombinim i numrave e nxori atë fituese prej 50.000 dollarësh dhe përshtatjet e pjesshme të biletave të tjera që ajo kishte blerë i sollën totalin prej 101.600 dollarësh.

Zyrtarët e lotarisë kanë deklaruar se tiketa e saj e tretë fituese në vlerë prej 50.000 mijë dollarësh ende nuk është analizuar.

(Kosova Sot Online)