Protesta në Serbi, a po i vie fundi Vuçiqit?

  • 04 May 2019 - 18:02
Protesta në Serbi, a po i vie fundi Vuçiqit?

Rrugët e Beogradit vazhdojnë të jenë të mbushura me protestues. Edhe sot, për të 22-tën të shtunë me rradhazi, serbët kanë dalur në protesta kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.

Nën moton “një në pesë milionë”, protestuesit po i përkujtojnë Vuçiqit premtimet e papërmbushura . Jo rrallë herë në këto tubime është përmendur edhe Kosovë, si dhe rasti i vrasjes së ish-liderit të SPD-së, Oliver Ivanoviq.

Turmës së mbledhur sot pritet t’i drejtohen gazetarë të ndryshëm, të cilët do të flasin kundër siç e quajnë ata “regjimit të Vuçiqit”.

Image

(Kosova Sot Online)