Ramush Haradinaj: AAK nuk i ndërron fjalët, jemi me SHBA’në dhe Evropën

  • 04 May 2019 - 18:49
Ramush Haradinaj: AAK nuk i ndërron fjalët, jemi me SHBA’në dhe Evropën

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka përzgjedhur përvjetorin e 17 të partisë për të folur për raportet e mira të Kosovës me Amerikën dhe BE’në. Ka thënë se s’është marre të thuhet se Kosova në planin global është me SHBA’në, e cila ka përkrahur dhe po përkrahë shtetin kosovar.

“Edhe Evropa duhet ta kuptojë se jemi Evropë. Është edhe në intenresin e tyre. Ne i takojmë edhe botës. Bota jonë është Amerika”, ka thënë Haradinaj.

“Amerika ke me ne në ditë të vështirë, po rri me ne, është me ne”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se njerëzit e partisë së tij janë shembull se si mbahet fjala.

“Nuk dua të ndërrojmë qëndrimet tona përditë. Kur jep fjalën Aleanca, Aleanca i qëndron prapa fjalës së vetë”, ka thënë ai.

 

Pritje në shënim të 19-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (drejtpërdrejt)

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, May 4, 2019

(Kosova Sot Online)