Presidentja kroate për Kongresin e Sheshelit: Si u lejua krimineli të flas në vendin e krimit

  • 04 May 2019 - 19:59
Presidentja kroate për Kongresin e Sheshelit: Si u lejua krimineli të flas në vendin e krimit

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka reaguar pas mbajtjes së Kongresit i Partisë Radikale serbe që është mbajtur në Hrtkovci.

Kitaroviç ka thënë se është shkatërruese që në vitin 2019 të mbahet një kongres i tillë në simbolin e vrasjes së udhëheqësve kroatë duke nënçmuar viktimat në vendin e krimit, shkruan B92.

“Është shkatërruese që Serbia në vitin 2019 lejon një grup të të njëjtëve njerëz në Hrtkovci, një simbol i vuajtjeve të kroatëve të Vojvodinës”, ka shkruar në tëitter, Grabar-Kitaroviç.

“Tallja në vendin e krimit është një humbje qytetërimi për një shoqëri, një revizionizëm historik i papranueshëm dhe një rehabilitim politikash për të cilat nuk ka vend në Evropën moderne”, ka thënë Kitaroviç.

“Dhjetëra mijëra kroatë në Vojvodinë ishin detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në vitet e 90-ta për shkak të përsekutimit serbo-madh nga Vojisllav Sheshel dhe proganda e tij”, ka shkruar ndër të tjerash Presidentja Kroate.

Sot në Hrtkovci, është mbajtur Kongresi i 10-të ku Vojislav Shesheli u rizgjodh si udhëheqës i partisë.

Lidhja Demokratike e kroatëve në Vojvodinë ka kërkuar dje nga organet përgjegjëse që ta ndalojnë mbajtjen e kongresit të SRS-së në Hrtkovci, por kjo nuk ka ndodhur.

(Kosova Sot)