Censusi vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut

  • 04 May 2019 - 20:39
Censusi vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut

Gjithsej 1.808.131 qytetar kanë të drejtë vote më 5 maj. Prej tyre 1 726 696 do të votojnë në ditën e zgjedhjeve kurse të tjerët janë në anekse të posaçme dhe votojnë një ditë përpara.

Në diasporë, do të votohet në 32 përfaqësi konsullore dhe diplomatike. Më shumë se 700 mijë qytetarë do të duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës më 5 maj në zgjedhjet për kreun e shtetit, me qëllim të procesi të konsiderohet i sukesshëm sa i takon dispozitës kushtetues për censusin.

Shqetësimi për dështimin e mundshëm të dispozitës mbi censusin ka ekzistuar gjatë gjithë fushatës por u shtua pas rrethit të parë të zgjedhjeve kur të drejtën e votës e shfrytëzuan pak më shumë se 41% e votuesve të regjistruar në listë.

Në rast të dështimit, kreu i Kuvendit përkohësisht ushtron kompetencat e presidentit deri në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Presidenti në largim Gjorge Ivanov ka mandat deri më 12 maj. Ai u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2014. Zgjedhjet e 21 prillit dhe 5 majit janë të gjashtat për zgjedhjen e Presidentit, komandantit suprem të forcave të armatosura.

(Kosova Sot)