Nëse ti pretendon të jesh Europë

  • 04 May 2019 - 20:50
Nëse ti pretendon të jesh Europë

Ti thua jam Europë, atëherë duhet t’i mendosh me arsye të shëndosh sfidat ose çështjet, e jo me focë dhe emocione. Në rastë se ti thua jam europë atëherë duhet të veprosh me ndërgjegj sipas ligjit dhe rregullave të përcaktuara, e jo sipas miteve dhe dogmave kanunore. Në qoftë se ti thua jam europë duhet të respektosh mendimin dhe veprimin e tjetërit sikur të ishin mendimet dhe veprimet të tuat edhe nëse ato janë të natyrës kundrejtë teje. ti thua jam europë duhet të kesh integritetë, të pranosh gabimin e bërë ndaj tjetërit pavarësisht edhe nëse ti ke autoritetin një prindi, mësuesi, kryeministri, presidenti, deputeti.

Në rastë se ti thua jam europian duht ta pranosh dhe mendosh ndryshe edhe nëse ky ndryshim bjen në kundërshtim me dogmën të cilës ti i beson me fanatizëm. Në qoftë se ti thua jam europian femra duhet të zë pozitë thelbesore në shtëpin dhe shoqërinë e vendit ku ti jetonë. ti thua jam europë duhet të vlerësosh dhe respektosh njeriun me mendje të ndritur, pos kësaj t’i japesh përparësi për udhëheqje, sepse drita që lëshon ky njeri të bëhet rrugë. Si përfundim, nëse duam liberalizim të vizave, duhet që ne si shoqëri të fillojmë t’i kultivojmë këto cilësi të cilat i përmenda më sipër duke i zbatuar në jetën reale. E jo të presim që një grupë mendjeokresh të na prezantojnë logjikën e natyrës sonë njerëzore në gjirin e shoqërive me karakterë të emancipuar siç janë Europianët perendimor.

Përkundrazi ata e vlerësojnë logjikën e natyrës sonë mendoronjerëzore bazuar në vlerat e përsonit që ajo shoqëri e përzgjedh dhe mënyrën e përzgjedhjesë. Për shembull , nëse një shoqëri lejonë që ta udhëheqë një injorant dhe demagogë, atëherë edhe shumica e asaj shoqërie e tillë duhet të jetë, për shkakë se një shoqëri e ndriçuar s’do të lejonte në asnjë mënyrë ta dhëheqë një mendjeshkymur. Në këtë mënyrë vlerson ose gjykon një shoqëri e shëndoshë sepse ajo nuk lejon që ta drejtojë budallai i cili bënë vetëm skena që sjellë vetem depresion dhe pakënaqësi në mendjen dhe zemrat e shoqërisë. Injoranti vetem këtë llojë skeme di të bëj, asgjë tjetër të hajrit. Ndërsa ne i pranojmë në heshtje këto skema sikur mjedisi mendoroshpirtëror i joni të ishte një shportë për mbeturina.

Labinot Beka

(Kosova Sot)