Pamje nga aksidenti në Fushë Kosovë

  • 04 May 2019 - 22:39
Pamje nga aksidenti në Fushë Kosovë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, nga i cili kanë mbetur persona të lënduar. Lexuesit  kanë dërguar  pamje nga aksidenti ku shihet i rrokullisur një furgon.

Policia Rajonale e Prishtinës ka thënë për media se në orët e mbrëmjes së të shtunës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një furgoni.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veture, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale.

Në raportimet rreth aksidentit thuhet se furgoni është rrotulluar i tëri.

 

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga aksidenti:

Image
Image

(Kosova Sot)